Ishte më i miri në fushë, Aro Muric: Do të bëjmë gjithçka për vendin e tretë

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, ka folur pas ndeshjes duke thënë se Suedia luajti shumë mirë.

Ai tutje shtoi se kanë mundur të bëjnë më mirë në këtë takim, por ka besim që në fund do renditemi në pozitën e tretë.

“Mund të bënim më mirë. Suedia luajti më mirë, na befasuan që në fillim”.

“Pjesën e dytë e nisëm mirë, por nuk kishim fat për të shënuar. Ne do bëjmë gjithçka që të jemi në vendin e tretë”.

“Nuk ka diferencë, është vendimi i trajnerit se a luaj unë apo jo”, ka thënë Muriq.

Kosova pas katër ditësh luan ndaj Gjeorgjisë në Prishtinë.

Challandes: Penalltia ishte një shaka, duam dy fitore në ndeshjet e fundit

Hadergjonaj: I falënderojë tifozët që na mbështetën në stadium, kërkojë falje që nuk i gëzuam