Ramadani që nga java e kaluar nuk është pjesë e kryeqytetasve, mirëpo tek sot vjen konfirmimi nga klubi, shkruan Gazeta Olle.
“FC Prishtina njofton “Plisat” dhe opinion futbolldashës që e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Zekirija Ramadani”.
““Timonieri” nga Shkupi iu bashkua Prishtinës në shtator të vitit 2020. Ai së bashku me stafin e tij arriti që te Prishtina ta rikthejë titullin pas tetë edicioneve, andaj klubi e falënderon përzemërsisht për punën e bërë dhe i dëshiron përzemërsisht suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ramadani ka fituar titullin me tri skuadra të ndryshme në Kosovës si: Prishtinën, Trepçën ’89 dhe Feronikelin.
Gazeta Olle kishte raportuar ekskluzivisht se trajneri boshnjak, Abdulah Ibrakovic, ka zbarkuar të hënën në Prishtinë ku e ka filluar punën më kampionët aktual te Kosovës, si zëvendësim i trajnerit shkupjan. /Gazeta Olle/