Ishte i dyti nga grupi i tij, por Olti Kondirolli nuk ia del të kualifikohet në finalen e 100 metrave në not

Olt Kondirolli zuri vendin e dytë në kuadër të grupit të tij të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Kondirolli zhvilloi një garë fantastike në 100 metra, duke arritur edhe rezultat shumë pozitiv, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të kaluar në finale.

Ai kishte kohë 54:33, por bateritë tjera patën garues me kohë më të shpejtë dhe kështu notarit kosovar iu pamundësua kualifikimi në mesin e 16 notarëve më të mirë.

Ai ishte i 64-ti në garë të përgjithshme, nga gjithsej 70 garues sa morën pjesë nga të gjitha grupet.

Presidenti Ademi mori pjesë në ceremoninë për ndërtimin e qendrës edukative të komunitetit RAE

Dita e katërt në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, Kosova vazhdon të jetë në top 10 vendet e botës për medalje