Ishte gati të nënshkruante me Trepçën ’89, Cavanda do të paguhet mbi një milion euro në Kinë

Trepça ’89 nuk arriti të bindë Luis Cavandan që të nënshkruaj kontratë.

30 vjeçari aktualisht ndodhet në Prishtinë, por brenda pak orëve do të paketojë valigjet dhe do të largohet drejt Azisë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që mbrojtësi belg do të transferohet në Kinë. Por, deri në qershor nuk do të aktizohet me asnjë skuadër.

1.2 milionë euro në vit është kontrata që Cavanda ka siguruar me një skuadër kineze.