Ishte duke u stërvitur, djali i LeBron James pëson arrest kardiak

Djali i LeBron James ka pësuar një arrest kardiak dhe është shtruar me urgjencë në spital. Mediat amerikane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, teksa pas trajtimit mjekësor, Bronny ka dalë nga rreziku për jetën dhe është në gjendje të qëndrueshme.

“Dje, ndërkohë që ishte duke u stërvitur, Bronny James pësoi një arrest kardiak. Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, ai është tashmë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Ai ka dalë nga reparti i terapisë intensive dhe mjekët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme”, thanë përfaqësuesit e familjes në një komunikatë për shtyp, ku kërkuan respektimin e pritvatësisë.

Ashtu si i ati, një nga basketbollistët më të njohur në botë, edhe Bronny James ushtron të njëjtin sport dhe shihet si një talent i jashtëzakonshëm, që shumë shpejt do të mund të luajë në NBA.

Megjithatë mbetet për t’u parë se cilat ishin shkaqet e arrestit kardiak, që mund t’i penalizojë edhe karrierën djaloshit.

Katër futbollistët e Ballkanit që kanë oferta nga klubet evropiane

Partizani merr fitore të vlefshme në udhëtim te Atletic Escaldes