Meriton Musliu, i cili aktualisht është lojtar i FC Lepencit, ishte një nga talentët më të mëdhenj ferizajas.
Mesfushori në të kaluarën ishte pjesë e Ferizaj, Vitija dhe Kika në një moshë mjaftë të re, por fati i tij i keq, ai këputi ligamentet e gjurit, duke qenë jashtë fushave për një vit.
Vullneti dhe pasioni i Meritonit për futbollin, ka bërë që të rikthehet më i fuqishëm se kurrë më parë, duke kontribuar në tetë gola që nga janari e deri më tani, shkruan Gazeta OLLE.
Për Lepencin, Musliu ka arritur të shënoj tre gola dhe duke asistuar pesë herë, vetëm në edicionin pranveror.
Duke parë formën e tij, shumë skuadra nga Liga e Parë kanë kontaktuar mesfushorin, ndërsa e ardhmja e tij, pritet të jetë e ndritur.