Ishin të pandashëm dhe kontribuan jashtëzakonisht shumë për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA, Flamur Bunjaku kujton Fadil Vokrrin në përvjetorin e tij

Sot bëhen katër vite nga ndarja prej jetës e legjendës shqiptare të futbollit Fadil Vokrri.

Ai ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe është më i merituari për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA.

Gjatë rrugëtimit të tij, Vokrri kishte shumë miq dhe bashkëpuntor, e njëri nga miqt e tij të pandashëm ishte edhe Flamur Bunjaku.

Bunjaku, për shumë vite ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës, e gjithashtu ishte përkrah Vokrrit gjatë lobimit të gjatë për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Bunjaku me fjalë të mëdha ka përkujtuar mikun e tij, legjendën Fadil Vokrri, në katër vjetorin e ndarjes nga jeta.

Në profilin e tij në rrjetet sociale, Bunjaku e quan Vokrrin mik të përjetshëm dhe ikonë të përhershme, që fitoi çdo betejë në të cilën u përball, duke i dhënë gjithçka futbollit dhe shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë I Flamur Bunjakut.

Katër vite pa mikun tim të përjetshëm, legjendën Fadil Vokrri.

Ai nuk është fizikisht në mesin tonë, por një legjendë si Fadili nuk vdes kurrë, pasi gjithmonë do ta kujtojmë për atë se çka i dha futbollit dhe shtetit të Kosovës.

Ishim së bashku në të gjitha sfidat dhe peripecitë në betejën të cilën ti e udhëhoqe, kaluam mundime, hidhërime, dështime por prap qëndroje krenar dhe vazhdoje luftën për futbollin Kosovarë. Fitove në çdo betejë e me ty të gjithë ne, e unë fitova edhe më shumë, fitova një mik të çmueshëm si ty dhe të humba shumë shpejt. Edhe sot pikëllimi im për ty nuk shëron dhimbjen miku im.

Pusho në paqe IKONË, do të mbetesh gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona.

Miku yt i përjetshëm,

Flamur B.

/Gazeta Olle/

“Forca” dëmtuan stadiumin “Zahir Pajaziti” në ndeshjen e barazhit, ky është dënimi për Vushtrrinë

Drita dhe Llapi gjobiten pas finales së Kupës së Kosovës, kjo është arsyeja