Ishin duke agjëruar por shënuan fitore të thellë, kryesia e KF Sharrit shtron iftar për futbollistët

Sot u zhvilluan dy ndeshje të javës së 26-të në Ligën e Dytë të Kosovës. 

Në Gjilan, Sharri ka arritur fitore të thellë ndaj Galaksisë me rezultat 4-0, shkruan Gazeta Olle.

Siç njofton faqja zyrtare e KF Sharrit, kjo fitore e thellë u arrit edhe pse futbollistët ishin agjërueshëm.

Andaj, Kryesia e klubit, pas rikthimit në shtëpi shtroi iftar për lojtarët të cilë u angazhuan maksimalisht në këtë ndeshje.

“Kryesia e FC SHARRI shtron iftarë për lojtarët që edhe sot me agjërim u kthyen në shtëpi me +3 pikë nga Gjilani.URIME FITORJA DJEM. FC SHARRI është i juaji”, thuhet në postimin e KF Sharrit në faqen zyrtare.

Sharri me këtë fitore forcon vendin e tetë me 35 pikë, e Galaksia mbetet në vendin e fundit, atë të 16-tin, me vetëm 11 sosh./Gazeta Olle/