Ish-treshja e Vëllaznimit ia kujton 89-shit barazhin e vitit të kaluar

Dukagjini ia dha një goditje të rëndë Trepçës ‘89, duke e mundur 3:2 në Klinë. 

Tre ish-futbollistët e Vëllaznimit, Altik Muhaxhiri, Ilir Syla dhe Jeton Dushi, kanë bërë një foto pas ndeshjes, përcjellë Gazeta Olle.

”Zoti nuk harron, veç vonon”, ka shkruar Muhaxhiri, duke ua kujtuar mitrovicasve fitoren me shumë polemika në barazhin e vitit kaluar ndaj Vëllaznimit.

Ajo ndeshje, e fituar me përmbysje në pjesën e dytë nga 89-shi 4:2, mbahet mend ende nga gjakovarët, të cilët pretendojnë që u rrëzuan nga gjyqtari kryesor, Mervan Bejtullahu.

Ky i fundit është kritikuar gjatë për referimin që e bëri në atë përballje, e që u cilësua si skandaloz nga shumë kush.

Me humbjen e sotme, Trepça ‘89 ia ka vështirësuar shumë vetes objektivin e mbijetesës. /Gazeta Olle/