Ish-trajneri i Shqipërisë thotë se Roma mund t’ia dalë ndaj Leverkusenit

Image ref 52478149. Copyright Rex Shutterstock No reproduction without permission. Please see www.rexfeatures.com for more information.

I madhi Hans-Peter Briegel, ish-trajner i Shqipërisë, që si futbollist ka bërë karrierë të gjatë te Kaiserslauterni në Gjermani (në Itali ka luajtur për Veronën dhe Sampdorian), foli për TeleRadioStereo mbi ecurinë e ekipeve italiane në Evropë:

“E dua Italinë, skuadrat italiane po bëjnë mirë në Evropë, do të jenë më shumë në Champions, por edhe në Europa League e Conference League po bëjnë mirë”.

Dueli Roma-Bayer Leverkusen: “Dy javë më pare, Bayer Leverkuseni u bë kampion dhe në dy ndeshjet e fundit arriti dy barazime në minutat e fundit. Ata nuk luajnë më si dikur. Sigurisht, Leverkuseni nuk ka humbur asnjë ndeshje dhe humbja e fundit ishte në Romë. Nuk do të jetë e lehtë për Romën të fitojë të enjten, por mund ta bëjë këtë”.

Presioni i pathyeshmërisë te Leverkuseni: “Bayer Leverkuseni ka një skuadër prej 22 lojtarësh të mirë, kur mungojnë dy, janë dy të tjerë që mund të bëjnë diferencën. Skuadrat e tjera gjermane këtë vit kanë humbur pikë ndoshta për shkak të mungesave, Leverkuseni jo. Në finalen e Kupës së Gjermanisë, Kaiserslauterni do të luajë kundër Leverkusenit. Në jemi në Bundesligën 2, por jemi në finalen e Kupës. Do të doja që humbja e parë e Leverkusenit të ishte në finale kundër nesh, ndoshta ju (Roma) barazoni dy dhe pastaj fitoni me penallti”.

I mahnitur nga De Rossi: “Unë shoh rezultatet, Roma e De Rossit po ecën shumë mirë deri tani. Ai do të jetë trajner edhe për sezonin e ardhshëm, ka qenë flamur për Romën dhe për mendimin tim kjo është shumë e rëndësishme.”

Reali gjen golin në “Allianz Arena”, Vinicius ndëshkon Bayern Munich (VIDEO)

Zhegrova në mesin e pesë futbollistëve të nominuarve për lojtarin më të mirë në Francë