Ish-trajneri i Feronikelit tregon se si po përballet me koronavirus

Ish-trajneri i Feronikelit, Sulejman Starova ka rezultuar pozitiv me Covid-19, përcjellë Gazeta Olle.

Starova gjendet i izoluar në shtëpi tash e 10 ditë pasi ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

I kontaktuar nga mediumi shqiptar “Panorama Sport”, Starova ka deklaruar se tani është në gjendje të mirë, por për 4 ditë iu desh të përballej me temperaturë të lartë dhe dhimbje muskujsh.

“Katër ditë kam pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje muskujsh në gjithë trupin. E fillova shpejt kurën, para se të bëja tamponin sepse bëra skaner”, ka thënë Starova.

“Aty dolën pikat e bardha që ishin fillimi COVID 19. Pas tri ditësh kurimi, më erdhi përgjigja që isha pozitiv. Menjëherë nisa me “bombardim” ilaçesh: serum-antibiotik hollues gjaku vitamina c+d… Kjo më ndihmoi që ta merrja veten”, ka shtuar ish-kryetrajneri i ‘Industrialistëve.