Ish-trajneri i Ballkanit shkarkohet nga klubi i Superiores shqiptare

KF Teuta ka ndërprerë bashkëpunimin me trajneri, Bledi Shkëmbi. 

Teuta nën drejtimin e Shkëmbit gjendet në pozitën e fundit në Superioren shqiptare me vetëm tetë pikë të mbledhura pas 12 ndeshjeve, shkruan Gazeta Olle.

Klubi shqiptar njofton se ndërprerja e marrëveshjes ka qenë e dyanshme mes tyre dhe trajnerit.

Kujtojmë se në të kaluarën Shkëmbi drejtoi edhe Ballkanin në Superligën e Kosovës për 16 ndeshje gjatë vitit 2021.

Njoftimi i plotë nga KF Teuta:

Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me tranjerin, Bledi Shkëmbi. Bashkëpunimi me trajnerin Shkëmbi ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri e kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve. Me këtë rast, KF Teuta falënderon Shkembin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.

/Gazeta Olle/ 

KEK-u nuk gabon, shënon fitore dhe e mbyll stinorin si kampion vjeshtor

Pjesë e parë fantastike nga Anglia, po e “shkatërron” Iranin me epërsi të thellë