Ish trajneri i Ballkanit me kritika të mëdha për Ilir Dajën

Zymer Elshani, ish trajneri i Ballkanit ka kritikuar Ilir Dajën, trajnerin aktual të klubit nga Suhareka në lidhje me ndeshjet e raundit të parë kualifikues për Champions Legaue ndaj Zalgiris.

Ekipi kampion nga Kosova u eliminua nga Zalgiris me rezultat të përgjithshëm 2:1, përcjell GazetaBlic Sport.

Aktivizimi i Ermal Krasniqit si lojtar i sëmurë, ndryshimi i sistemit të lojës dhe mosmarrëveshja me Kushtrim Gashin ishin disa nga kritikat e Elshanit në drejtim të Ilir Dajës.

“Mosmarrëveshja me Gashin e ka prishë tandemin me Kucin. Gashi është temperament, reagon sepse nuk e duron të padrejtën. Kriteret duhet të jenë të njëjta për të gjithë lojtarët, jo të ketë ndasi brenda ekipit”, tha Elshani në Ekipi A.

Lajmi i fundit: Florim Zuka jep dorëheqje nga Gjilani

Njoftim nga Bordi i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës