Trajneri i Ispwich Town ka bërë mrekulli me këtë skuadër, duke e inkuadruar në Premier League që nga ediconi tjetër.
Më meritori për këtë sukses është Kieran McKenna i cili ishte në të kaluarën pjesë e stafit të Solskjaer në Man United, shkruan Gazeta OLLE.
Me largimin e norvegjezit nga Djajtë e Kuq, erdhi dhe largimi i tij, por kjo vetëm se i hapi rrugët drejt një karriere të re për Kieran.
Në sezonin e tij të parë, arriti që të inkuadrohet me Ispwich Town në Premier League, ku përfunduan të dytët në tabelën e klasifikimit, pas Leicester Cityt.