Ish-sulmuesi i Kombëtares: Të largohet çdo serbë nga Shqipëria

Gjatë ndeshjes të zhvilluar dje në mes të Apolonisë së Fierit dhe Tiranës, ndodhi një gjë e pazakontë.

Një tifoz vendas doli në fushë me flamurin kombëtar dhe portieri serb i Apolonisë, Cakovic ia merr nga dora.

Lojtarët e Apolonisë reagojnë ndaj portierit të tyre. Situata e Beogradit, ‘përsëritet’ në Fier. Lajmi bëri ‘xhiro’ në Shqipëri, Kosovë e Serbi.

Klubi i Apolonisë menjëherë pas ndeshjes e përjashtoi nga klubi lojtarin në fjalë.

Ndërkohë, ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Kastrati apelon nëpërmjet Gazetaolle.com që çdo lojtarë serbë të largohet nga Kampionati i Shqipërisë. “Jam tmerruar kur e shikova atë skenë. Kush është ai që e largon flamurin në një vend ku fiton para. Apeloj klubet në Shqipëri që çdo serbë ta përjashtojnë nga klubet e tyre”, ka thënë ish-sulmuesi i Borussia Monchengladbach për Gazetën ‘Olle’.

Kastrati tash e një kohë ka nisur që të merret me zejen e trajnerit.