Ish-sulmuesi i Kombëtares parashikon rezultatin dhe shënuesit në sfidën Shqipëri – Armeni

 

‘Ethet’ e ndeshjeve të Kombëtares së Shqipërisë kanë nisur që t’i kaplojnë çdo shqiptarë. Më 29 mars, Kombëtarja jonë e zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian me ç’rast në stadiumin ‘Elbasan Arena’, zhvillohet takimi Shqipëri – Armeni.

Këtij sfidë mezi po e prit edhe ish-sulmuesi i Kombëtares, Bekim Kastrati.

Ish-futbollisti i Borussia Mnchengladbachut në Bundesligë, ekskluzivisht për Gazetaolle.com e ka parashikuar rezultatin e kësaj sfide. “Mendoj se do të fitojmë me shifrat 2:1. Me një fitore jemi afër kualifikimit”, ka thënë Bekim Kastrati për Gazetën ‘Olle’ të shtunën.

Ai i cili tash e një kohë ka nisur që të merret me zejen e trajnerit.

‘Beka’ parashikon edhe shënuesit e kësaj sfide. “Mendoj se do të shënojë Shkëlzen Gashi dhe Alban Meha nëse ftohet”, përfundoi Bekim Kastrati.

Bekim Kastrati