Ish-skuadrat e Superligës do të ndeshen mes tyre në Ligën e Parë!

Futboll sot do të ketë në gati të gjitha qytetet kosovare.

Përveç dy takimeve të Superligës, në kuadër të ditës së sotme do të kemi mundësi të përcjellim edhe plotë shtatë duele të tjera të cilat luhen në dy grupet e Ligës së Parë, shkruan Gazeta Olle.

Flamurtari do të pres në “Xhemajl Ibishi” skuadrën e Ferizajt në një duel për të mos u humbur që i përket Grupit B, aty ku super interesante pritet të jetë edhe ndeshja mes liderëve të Ulpianës dhe njërit prej rivalëve më të zjarrtë të tyre, Dardanës.

Sa i përket Grupit A, ndeshja që padyshim që meriton epitetin si “Derbi i Javës” do jetë ajo mes A&N dhe Dukagjinit, ky duel për kreun e tabelës luhet në Korishë të Prizrenit.

Grupi A

A&N – Dukagjini
Vushtrria – Onix
Vëllaznimi – Malisheva

Grupi B

Flamurtari – Ferizaj
Dardana – Ulpiana
Vllaznia – KEK-u
Kika – 2 Korriku./GazetaOlle/