Ish skuadra e Superligës fazën përgatitore do ta zhvilloj në Durrës

Superliga e Kosovës veçse e ka filluar sezonin pranveror pas pushimit dimëror.

Por, kampionati në Ligën e Dytë të futbollit kosovar pritet të vazhdojë më vonë.

Klubi Futbollistik “Fushë Kosova” ka marrë rrugë drejt qytetit bregdetar të Durrësit.

“Pampurat” janë akomoduar në hotelin “Bonita” ku do ta kryejnë fazën përgatitore për shtatë ditvt e ardhshme.

Kujtojmë se ish skuadra e Superligës së Kosovës është kandidati kryesor për t’u futur në Ligën e Parë.