Ish portieri i Kosovës, Nurkovic merr mijëra euro nga Flamurtari – presidenti i klubit e quan vjedhje

Flamurtari nuk humbet kohë, shlyen detyrimin ndaj portierit Adis Nurkoviçit. Duke qenë se llogaritë e klubit janë të bllokuara, administratori Sinan Idrizi e ka bërë pagesën nga ajo personale.

“Panorama Sport” disponon faturën e pagesës të realizuar në një nga bankat e qytetit të Vlorës.

Në llogarinë bankare të avokatit të boshnjakut, kreu i klubit ka depozituar 17 mijë e 150 euro. Shumë kjo për të cilën ka ardhur edhe ultimatum nga FIFA. Klubi vlonjat pretendon se ka shlyer çdo detyrim ndaj ish-portierit, duke i dhënë paradhënie edhe 7500 euro plus pagesave të tjera të realizuara gjatë sezonit.

Nurkovic drejt rikthimit në Shqipëri, ka marrëveshje me këtë klub | Gazeta Sheshi

Administratori konfirmon se dje i është drejtuar prokurorisë si dhe ka komunikuar me FSHF-në, sikundër pati paralajmëruar në numrin e djeshëm të gazetën:

“Sot (dje) bëra pagesën ndaj Nurkoviçit, nga llogaria ime private. Ne nuk i kemi asnjë detyrim këtij lojtari, që i bie se ka marrë deri më tani 50 mijë euro, në një kohë që për gjithë sezonin 2017-2018 do të paguhej 25 mijë euro. Bëra kallëzim në prokurori. Fola edhe me juristin e FSHF-së, i thashë që t’i shikojnë mirë këto raste se po na dëmtojnë. Kjo është një vjedhje e pastër dhe nuk duhet të rrimë pasivë. Të reagojmë të gjithë”. Sinan Idrizi pret që merkatoja të zhbllokohet, pasi ka marrë përgjigje pozitive nga FIFA. E megjithatë, ai ngre një shqetësim tjetër.

Kosovo's goalkeeper Adis Nurkovic react after Turkey scored a fourth... News Photo - Getty Images

“Sistemi do të hapet se kemi vendosur në dijeni FIFA-n që u bë pagesa dhe na u përgjigjën pozitivisht. Por unë kam edhe një shqetësim tjetër. Kjo bandë hajdutësh e ish-Jugosllavisë e lidhur edhe me këta tanët këtu, me metodat e tyre, bllokojnë edhe korrespondencën tonë me FIFA-n. Ata e dinë se çfarë i bëjnë sistemit, që asnjëherë email-et tona nuk shkojnë në destinacion dhe shpesh ne nuk kemi asnjë informacion dhe asnjë njoftim për këto gjyqe të fituara në FIFA”, përfundon ai.

Trajneri Sami Sermaxhaj do të bëhet së shpejti me ekip të ri

Januzaj pas golit ndaj PSV: Tentuam deri në fund, tani të fokusohemi te Sevilla