Ish-portieri i Arbërisë, Armend Miftari nënshkruan me skuadrën nga Shqipëria

Portieri 27 vjeçar, Armend Miftari ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Kategorinë e Parë të Shqipërisë, aty ku do mbrojë portën e KF Turbinës.

Miftari që së fundmi ishte pjesë e Ramiz Sadikut në Ligën e Parë do kaloj tek skuadra cërrikase për të zëvendësuar Vokli Laroshin, i cili ka kaluar tek Llapi.

Gardiani lipjanas ka treguar për Gazetën Olle se për të kaluar tek skuadra nga Shqipëria është bindur për shkak të kushteve të mira që iu janë ofruar dhe mundësisë për t’i treguar vlerat e tij edhe jashtë vendit.

“Jam shumë i lumtur që karrierën do ta vazhdoj te KF Turbina. Kushtet e ofruara nga drejtuesit e klubit më kanë bindur për të nënshkruar”.

“Shpresoj që të kem paraqitje sa më të mira dhe të tregoj vlerat e mija edhe në Shqipëri”, deklaroi Miftari. /Gazeta Olle/

Ademi dhe Çeku takohen me drejtorin e ‘HetTrick’-ut të UEFA-s

E konfirmon ministri Çeku: Ceferin u zotua se do t’i japë Kosovës ndihmë financiare për infrastrukturë