Ish-përzgjedhësi i Kosovës dhe drejtori teknik në FFK ka një thirrje për talentët e diasporës kosovare (VIDEO)

Kombëtarja e Kosovës po forcohet dita ditës dhe produkti kryesor i saj janë talentët e rritur në diasporë.

Momentalisht, shumica dërrmuese e yjeve të Kosovës janë lojtarë të rritur në akademitë e futbollit evropian.

Edhepse shumë nga ta kanë bërë zgjedhjen të luajnë me Kosovën, përkundër ofertave nga vendet ku janë rritur si futbollistë, ka edhe futbollistë që ende s’kanë vendosur ose kanë refuzuar mundësinë e të qenit pjesë e Kombëtares së Kosovës.

Në një prononcim ekskluziv, ish-përzgjedhësi i Kosovës dhe tanimë drejtori teknik pranë Federatës së Futbollit të Kosovës, Albert Bunjaku, u bën thirrje talentëve kosovarë të rritur jashtë vendit ta zgjedhin vendlindjen e tyre për ta përfaqësuar.

Ndryshe, Bunjaku është trajner i njohur i cili në karrierën e tij ka udhëhequr edhe klubin e Kalmarit në Suedi.

Sot fillon xhiroja e 22-të në Superligën e hendbollit

Kosova U21 kërkon fitore ndaj Sllovenisë, formacionet zyrtare