Ish-mbrojtësi i Prishtinës, Atanda rikthehet në Kampionatin Shqiptar

Egnatia vazhdon të jetë një ndër klubet më aktive në merkato. Skuadra rrogozhinase do të luajë sezonin e dytë radhazi në Abissnet Superiore. Trajner i ri është përzgjedhur Edlir Tetova.

Ndërkohë, Egnatia ka firmosur deri tani me emra si Ilir Camaj (sulm), Emiliano Musta (mbrojtje), Alen Sherri (portë), Nehar Sadiki (mbrojtje), Abdurrahman Fangaj (mbrojtje) dhe Erald Hyseni (mesfushë).

Presidenti Agim Demrozi ka mbyllur akordet në lidhje me dy afrime të tjera për teknikun Tetova. Supersport mëson se Egnatia ka bindur Sotiq Atandën të rikthehet në Superiore.

28-vjeçari nigerian ka luajtur me Partizanin e Apoloninë, fazën e parë të sezonit 2021/2022 e kaloi te Prishtina, ndërkohë që ka luajtur edhe me Hapoel Kfar Saba (Izrael) dhe Dhofar Club (Oman) pas largimit nga Shqipëria.

Por jo vetëm Atanda, nën urdhrat e trajnerit Tetova do të vihet së shpejti edhe Geri Selita. 21-vjeçari nga Kavaja aktivizohet në qendër të mesfushës dhe vjen nga Partizani.

Hot, i lumtur që është pjesë e Kombëtares së Kosovës

Trepça ’89 ia rrëmben Drenicës mbrojtësin e talentuar Erdin Dushi