Ish-mbrojtësi i Kosovës shfaqet në përgatitje me Gjilanin, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport Club “Gjilani” është vendosur në bregdetin e Durrësit, me ç’rast po vijon fazën përgatitore para stinorit pranveror të kampionatit.

Së bashku me skuadrën kanë udhëtuar edhe mbrojtësi Ardin Dallku dhe mesfushori Qëndrim Dautaj, të cilët janë bashkuar me skuadrën dhe përkohësisht janë veshur ‘kuqebardh’, raporton Gazetasheshi.com.

Dy futbollistët janë vënë në dispozicion të kryetrajnerit Bylbyl Sokoli, i cili pritet të vendos për të ardhmen e futbollistëve.

Dallku ishte pjesë e Shkëndisë së Tetovës së fundi, ndërkohë që Dautaj luajti te Vëllaznimi i Gjakovës.

Në foto Ardin Dallku dhe Qëndrim Dautaj së bashku me pjesën tjetër të skuadrës së Gjilanit

 

Gazeta “Sheshi” ka siguruar një imazh nga grumbullimi i ‘kuqebardhëve’ në Durrës, teksa shihen edhe dy futbollistët e ardhur së fundmi.

E ardhmja e tyre do të mësohet pas përformancave që do t’i kenë në ndeshjet kontrollues në Durrës, ndërkohë që klubi po punon intensivisht për të afruar futbollistë të rinj në skuadër që do të shtonin edhe më shumë konkurrencën.