Ish lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Renato Arapi i jep fund karrierës futbollistike

Lajmi që qarkulloi orët e fundit, tashmë është zyrtar: Renato Arapi “var këpucët në gozhdë”.

Mbrojtësi 35-vjeçar, kampion i freskët me Teutën ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur, pas një karrierë të pasur me trofe.

Nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale, klubi i Teutës falënderon Arapin për kontributin e thënë sidomos në tre vitet e fundit, pasi ishte një nga protagonistët që i siguroi ekipit durrsak titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Në sezonet e fundit.

“Pas një periudhe 3-vjeçare bashkëpunimi, klubi dhe kapiteni Renato Arapi, i kanë thënë mirupafshim njëri-tjetrit, duke lënë një derë të hapur për të ardhmen. Çdo fillim e ka një fund edhe në futboll. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kampionatit , Kupës së Shqipërisë, dhe Superkupes, sepse ishte vetë kapiteni që kishte premtuar se nuk do largohet nga Teuta pa i siguruar trofe. Ishim krenarë si klub që shiritin e kapitenit në dy edicionet e fundit e mbajti mbrojtësi më i mirë në Shqipëri, Renato Arapi,” – shkruhet ndër të tjera në reagimin e Teutës për tërheqjen e Arapit.

35-vjeçari e ka nisur karrierën si profesionit te Dinamo, më pas në Shqipëri ka veshur fanellat e Erzenit e Besës. Pas huazimit te Silkeborgu në Danimarkë dhe të Shkumbini, në vitin 2010 iu bashkuar Skënderbeut, ku pati kulmin e karrierës me gjashtë tituj kampion të fituar radhazi. Në vitin 2016 u transferua në Turqi te Boluspori dhe pas te Afyonspori, ndërsa gjatë tri sezoneve të fundit ishte pjesë e “Djemve të Detit”, derisa i dha fund karrierës si futbollit.

E ardhmja në pyetje, Strakosha takohet me drejtuesit e klubit

Ademi shkëlqen me dy gola në Suedi