Ish-lojtari i Anglisë: Messi nuk do ishte titullar tek Liverpool, Manchester City dhe Tottenham

PSG's Lionel Messi reacts after Lyon's Lucas Paqueta scored the opening goal during the French League One soccer match between Paris Saint-Germain and Lyon at the Parc des Princes in Paris Sunday, Sept. 19, 2021. (AP Photo/Francois Mori)
Danny Mills ish-lojtari i përfaqësueses angleze ka shprehur mendimin e tij për situatën e Lionel Messi te Paris Saint-German. 45-vjeçari ka deklaruar se fituesi i shtatë topave të artë do të kishte vështirësi për të gjetur një vend në formacionin titullar të tre skuadrave kryesore në Premier League.

Mills beson se midis Liverpool, Man City dhe Tottenham Hotspur 35-vjeçari nuk do të gjente vend në ekip për shkak të formës në rënie të tij gjatë sezonit të fundit por megjithatë ai ende beson se Argjentinasi është lojtari më i mirë në botë që ai ka parë ndonjëherë pasi nuk ka parë live duke luajtur dy legjendat Johan Cruyff dhe Djego Armando Maradona.

Në krahasimin me Cristiano Ronaldon ai tha se, portugezi në shifra mund të jetë pak më mirë se Messi dhe se ai është një lojtar shumë i veçantë në ndeshjet e mëdha, por përsa i përket një futbollisti të pastër, Messi është më i madhi.

Argjentinasi në sezoni e tij të parë në Francë hasi vështirësi të shumta në përshtatjen me ekipin dhe kaloi një sezon shumë të vështirë jo në nivelin e duhur që të gjithë janë mësuar ta shohin.

35-vjeçari në sezonin e kaluar në Ligue 1 zhvilloi 25 paraqitje duke shënuar vetëm gjashtë gola. Megjithatë, ai fitoi titullin kampion me Paris Saint-Germain por dështuan në objektivin kryesor për fitimin e Champions League.

Dabiqaj thotë se Gjilani përmes lojës së bukur do ta kërkojë kualifikimin tutje

Fillon rrugëtimi për Llapin dhe Gjilanin në Ligën e Konferencës