Ish-kapiteni i Vëllaznimit rrëfen suksesin madhështor të Kosovës së Zurichut (FOTO)

Dikur kapiten i Vëllaznimit të Gjakovës, dhe njëri prej lojtarëve më të mirë në futbollin tonë.

Tani pjesë e Kosovës së Zurichut, me të cilën të shtunën arriti një sukses madhor.

Atdhe Gashi ishte pjesë e suksesit të kësaj skuadre, që siguroi ngjitjen në një ligë më lartë në futbollin zviceran.

atdhegashi

“Ia dolëm të gjithë së bashku, pasi kemi bërë një punë të shkëlqyer. Të gjithë lojtarët e kemi dhënë 120 për qind nga vetja për të arritur deri këtu. Ka qenë një gjysmë sezon shumë i vështirë, duke marrë parasysh se ne kemi qenë në vendin e dytë me nëntë pikë prapa liderit, por me përkushtim e me punë ia arritëm qëllimit”, rrëfen Gashi për “Gazetën Olle”.

Ai zbulon skuadrën e Kosovën, në të cilën e gjeti veten mjaft mirë pas migrimit në Zvicër, vite më parë.

kosovazurich

“Kosova Zurich është një skuadër shumë mirë e organizuar, ka mbështetje edhe të shumë sponzorëve shqiptarë, në krye me Arsim Hysenin kryetar. Kryesisht ka lojtarë shqiptarë, por janë edhe tre të huaj shumë cilësor. Të gjithë kaluajtur në liga të larta, lojtarë me përvojë”, shtoi Gashi, i cili i gëzohet edhe suksesit të Vëllaznimit të Gjakovës, të cilët javë më parë u rikthyen në Vala Superligë.

kosovazurichh

Kosova u ngjit në Ligën e Parë, derisa në ndeshjen e së shtunës patën përkrahjen e dhjetëra tifozëve shqiptarë, të cilët ishin lojtari i 12-të i tyre. /Gazeta Olle

kosovaa