Barcelona dhe Real Madrid barazuan 0:0 në El Clasicon e frymës politike që u zhvillua në “Camp Nou”.
Madrilienët kanë protestuar në dy momente, duke kërkuar penallti pas ndërhyrjeve në mbrojtësin Varane, përcjellë Gazeta Olle.
Ish-gjyqtari dhe bashkëpunëtori i gazetës madriliene “Marca”, Juan Andujar Oliver, ka theksuar që momenti i minutës së 18 ishte penallti e qartë.
“Ekziston një ndërhyrje e qartë në Varanen. Në VAR është penallti. Ku është VAR?”, u shpreh ai.
E deri sa në fushën e lojës kishte “paqe”, pasi që rezultati ishte 0:0, jashtë stadiumit mbaheshin protesta jo-paqësore.
Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë ndezur zjarrin në disa anë të qytetit.
Mediat spanjolle e konsiderojnë këtë situatë si totalisht kaotike, derisa ato kanë raportuar për 12 të lënduar.
Më poshtë disa prej fotove të fundit që vijnë nga Katalunia. /Gazeta Olle/