Ish-futbollisti i mirënjohur, Luigj Buqaj, hap Shkollën e Futbollit “Topi i Artë”

Luigj Buqaj do të jetë sërish pjesë e futbollit, por këtë herë në një rol tjetër.

Ish-futbollisti i mirënjohur i Vëllaznimit të Gjakovës, Lirisë së Prizrenit dhe klubeve tjera, ka hap shkollë të futbollit.

“Topi i Artë” është shkolla që do të grumbullojë talentë të shumtë të Rugovës me rrethinë, fshat ky në Gjakovë.

“Sporti është ai që bashkon njerëzit, ndërsa futbolli është ai që të jep kënaqësi. Sporti është ai që të sjellë kulturë, disiplinë, respekt, shoqëri dhe mbi të gjitha shëndetin”, thuhet në mesazhin e “Topit të Artë”.

Në njoftimin e shkollës, bëhet e ditur se regjistrimet mund të bëhen për grupmoshat U-7, U-9, U-11, U-13 dhe U-15.

Drejtuesi i shkollës, njëherit trajneri Luigj Buqaj, ka premtuar, punë, seriozitet dhe përkushtim maksimal, në mënyrë që talentët e shumtë të Rugovës të nisin rrugëtimin e tyre drejt arritjes më të madhe në futboll “Topit të Artë”.

FFK merr vendim për ndeshjen e barazhit Liria – Ferizaj

Nis shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Rumania