Ish-futbollisti i Kosovës prezantohet te Egnatia

Klubi i Egnatias vijon punën intensive në këtë periudhe merkatoje teksa rrogozhinasit kanë prezantuar edhe afrimin e shtatë. Fjala është për Arbenit Xhemajlin i cili aktivizohet në rolin e mbrojtësit.

25-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Vaduz mirëpo pasi përfundoi kontratën me klubin zvicerian, ka zgjedhur të aktivizohet në Shqipëri me Egnatian.

Xhemajli është një lojtar i dalë nga akademia e Zurichut në Zvicër ndërsa në të kaluarën ka pasur një eksperiencë edhe me Sunderland në Angli. Mbrojtësi është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova për t’u integruar sa më shpejt në mekanizmat e rrogozhinasve në vigjilje të kampionatit. Kujtojmë se Egnatia në javën e parë të Superiores do të presë në shtëpi Skënderbeun.

Megjithatë, para se të mbërrijë radha e kampionatit, rrogozhinasit do të luajnë edhe një miqësore luksi ndaj Interit më datë 13 gusht në orën 20:00.

Më herët gjatë kësaj merkatoje, Egnatia ka prezantuar edhe Alessandro Ahmetajn, Edison Ndrecën, Ilir Dobjanin, Vusal Isgandarli si dhe Albano Aleksin

Jashari i bindur se do të marrin rezultat pozitiv ndaj Plzenit

Viktoria Plzen fillon stërvitjen në Fadil Vokrri