Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë pritet ta vazhdojë karrierën te Prishtina

Mbrojtësi me shumë përvojë, Kristi Vagjeli, pritet që ta vazhdojë karrierën në Kosovë te klubi më i madh në vend, FC Prishtina.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë ka arritur marrëveshje me klubin nga kryeqyteti i Kosovës ndërkohë që në ditët në vijim do të prezantohet te skuadra “bardhekaltër”.

Lajmi konfirmohet nga burime të mirë informuara të “Zeri.info” pranë FC Prishtinës.

Vangjeli është përforcimi i tretë i Prishtinës pas Mendurim Hotit nga Feronikeli, Xhevdet Shabanit nga Drita dhe Bleart Tolajt nga Hajduku i Splitit.

Image

Vangjeli në edicionin e fundit me shumë sukses u paraqitur me Tiranën në elitën e futbollit shqiptar derisa javë më parë u largua nga ky klub.

35-vjeçari e ka një karrierë shumë të pasur si futbollist.

Aris, Chornomorets, Skënderbeu Korçë, Astra Giurgiu, Adelaide Olympic dhe Tirana janë klubet në të cilët është paraqitur futbollisti me prejardhje nga Korça.

Vangjeli në karrierën e tij është paraqitur 35 herë për Kombëtaren e Shqipërisë.

Image

Mbrojtësi i Ferencvarosit, Wingo: 3-0 nga ndeshja e parë është rezultat i mirë, por kemi edhe 90 minuta për të luajtur

Ramadani: Jemi të motivuar të përsërisim të njëjtën ndeshje si të parën në Budapest