Ylber Ramadani ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e diel në Danimarkë.
Skuadra e tij, Vejle, zhvilloi një miqësore kundër Silkeborg, e cila u mbyll me shifrat 0-1. Fitorja për skuadrën daneze erdhi pikërisht nga këmbët e mesfushorit të Kombëtares kuqezi.
Në minutën e 18 të takimit futbollisti shqiptar shfrytëzon një top në zonë për ta ndalur më pas në rrjetën kundërshtare.
Ky do të rezultonte edhe goli i vetëm i kësaj ndeshjeje miqësore, teksa skuadrat nuk u treguan të sakta përpara portës për të ndryshuar shifrat përfundimtare.
Kujtojmë që Ramadani ka dalë nga futbolli kosovar, teksa ka luajtur për Ferizajn, Prishtinën e Dritën.