Ish-futbollisti i Chelseat mbetet i bllokuar nën rrënoja pas tërmetit në Turqi

Ish-ylli i Chelseat dhe Newcastles, Christian Atsu thuhet se është i bllokuar nën rrënoja pas një tërmeti të madh me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.

Reprezentuesi ganez luan për Hatayspor dhe raportimet në Turqi thonë se lojtarët dhe punonjësit e klubit u goditën nga tërmeti.

Gazeta turke Star thotë se dy lojtarë dhe dy anëtarë të stafit u “dolën nga rrënojat”, por Atsu dhe Taner Savut, drejtori sportiv i klubit, janë ende të zhdukur dhe një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar ndërsa përpiqen të gjejnë dyshen.

Po ashtu nën rrënoja thuhet se është edhe Ahmet Eyup, i cili luan për Yeni Malatyaspor si portier.

Atsu, i cili kishte një periudhë huazimi me Evertonin dhe Bournemouthin, u bashkua me Hatayspor në korrik 2021 nga skuadra e Arabisë Saudite, Al-Raed.

Ai shënoi golin e fitores në minutën e 97-të për skuadrën e tij kundër Kasimpasa të dielën, vetëm disa orë përpara se të ndodhte fatkeqësia natyrore në orën 4 të mëngjesit të së hënës, ndërsa ishin duke fjetur.

BBC thotë se më shumë se 1000 njerëz janë vrarë dhe mijëra të plagosur nga tërmeti. Një lëkundje e dytë me magnitudë 7.5 ndodhi në orën 13:24 me kohën lokale në Elbistan, disa kilometra në veri të epiqendrës së tërmetit të parë në Gaziantep.

Prishtina mposht Dukagjinin, të gjitha skuadrat çerekfinaliste në Kupën e Kosovës

Të gjitha skuadrat çerekfinaliste në Kupën e Kosovës