Ish futbollisti Berat Hyseni thotë se çasja e Ballkanit ndaj trajnerëve nuk është e duhura

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Berat Hyseni e ka komentuar çasjen e klubeve të Superligës së Kosovës karshi trajnerëve, shkruan FrontOnline.

Sipas tij, është gabim të shkarkohet trajneri pa “ndonjë arsye”.

“Besoj se çasje e gabuar e presidentëve që brenda një viti të shkarkojë trajnerët pa arsye dhe nuk i lejojnë trajnerët të jenë të lirë”, deklaroi Hyseni duke vazhduar:

“Kjo situatë po i hakmerret Ballkanit dhe për këtë arsye ata po kanë probleme të dalin kampion”.

Hyseni thotë se presidentët e klubeve në Kosovë duhet të vetëdijësohen.

“Mendoj se presidentët duhet të vetëdijësohen që mos të punojnë në këtë formë pasi suksesin do ta kenë të mangët gjithnjë”, përfundoi të enjten për FrontOnline ish-futbollisti i Prishtinës, Berat Hyseni.

Genoa e Shevchenkos vihet pas Veton Berishës

Arijon Ibrahimoviq nga Kosova ftohet tek ekipi i parë i Bayern Munich