Ish-futbollisiti i Kombëtares shqiptare trajner në Serie B?

Sulmuesi që ka shënuar më tepër me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, Erion Bogdani, tashmë është drejt nisjes së karrierës si trajner. Bogdani u çertifikua me liçensën “UEFA PRO” vetëm pak muaj më parë në Tiranë. Ndërsa tashmë është drejt kalimit në Serie B, për të nisur ushtrimin e këtij profesioni.

Portali i Salernitanës, ekipit që militon në Serie B, “tuttosalernitana.com”, në shkrimin e tij kushtuar një ndihmës trajnerit për këtë skuadër, cilëson Bogdanin si një ndër kryesorët për të marrë këtë detyrë.

Sipas sajtit të klubit, është drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ai që ka iniciuar këtë lëvizje. Presidenti i Lazios, Lotito, ka në pronësi edhe Salernitanën, ndaj ky duket se është një avantazh.