Ish-i i Dritës afër Lirisë

Liria nuk ka të ndalur në këtë afat kalimtar të dimrit.

Pas pesë përforcimeve të bëra të premten, klubi i famshëm kosovar, i cili në sezonin pranveror do ta kërkojë rikthimin në Superligë, shumë shpejt pritet ta bëjë “goditjen” e radhës.

Prizrenasit janë në negociata me futbollistin e njohur, Genc Sermaxhajn, ndërsa bisedimet mund të përmbyllen sonte, me nënshkrimin e kontratës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Zërin” trajneri i Lirisë, Skender Shengyli. Ai theksoi se Sermaxhaj sot duhet t’i përgjigjet ofertës së Lirisë, pasi nesër ekipi do të udhëtoj në Durrës për përgatitje.

Sipas Shengylit, gjasat janë të mëdha që Sermaxhaj t’i thotë “Po” Lirisë.