Ish-bashkëlojtari i tij: E ardhmja e Mbappe do jetë larg PSG-së, ai vetë e ka vendosur

Ditët e Kylian Mbappe në Paris-Saint-Germain janë të numëruara, gjithnjë sipas ish-bashkëlojtarit të Mbappes tek Franca, Adil Rami.

21 vjeçari po lidhet vazhdimisht me një kalim te Real Madridi ose Liverpooli në afatin kalimtar të verës.

Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në fundin e sezonit 2021-22 dhe nëse nuk e rinovon atë, mund të largohet për një çmim shumë më të ulët gjatë verës.

“Mendoj se situata është e qartë, Mbappe do të largohet nga Paris-Saint-Germain sepse nuk ka fare vullnet për të biseduar me klubin rreth rinovimit të kontratës.”, tha Rami për “RMC Sport”.

“Ai nuk po flet për të ardhmen, por ajo tashmë është vendosur dhe do të jetë larg PSG-së.”, shtoi Rami.