Mesfushori ofensivë Isco, është tejet i zemëruar me klubin e Real Madridit.
Spanjolli zhvilloi vetëm tetë ndeshje në formacion bazë nën urdhrat e Zinedine Zidane, pastaj ishte i lidhur me largimin nga “Santiago Bernabeu”.
Sidoqoftë, trajneri i ri Carlo Ancelotti, vendosi ta mbajë në skuadër dhe në dy ndeshjet e para ishte titullar.
Thuhet se Juventus dhe AC Milan janë duke konsideruar të bëjnë oferta për 29-vjeçarin qysh në afatin e janarit.
Isco që nga transferimi nga Malaga në vitin 2013, ka bërë 339 paraqitje duke shënuar 51 gola.