Isco në qendër të vëmendjes

Portieri i Real Madridit Iker Casillas ka vetëm fjalë të mirë për bashkëlojtari i tij, Isco duke thënë se ai është i destinuar për të qenë lojtari më i rëndësishëm në futbollin spanjoll.

 

Casillas e thotë me një bindje të lartë se Isco shumë shpejtë do të bëhet lojtari më i rëndësishëm në historinë e futbollit spanjoll.

 

“Ne jemi shumë të lumtur për të, mirëpo ai duhet të ketë kujdes, fokus dhe të rritet hap pas hapi. Lavdërimi i madh mund ta dobësoj lojtarin”, tha Casillas për Canal Plus.

 

“Isco do të jetë lojtari më i rëndësishëm në futbollin spanjoll në vitet e ardhshme”, tha kapiteni legjendar i Real Madridit.