Sulmuesi i Suedisë, Alexander Isak ka thënë se ndjehet gati të luaj nga minuta e parë në përballjen me Kosovën.
Këtë të shtunë në stadiumin “Friends Arena” në Solna, Suedia do të mirëpres Kosovën ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit e “Katarit 2022”.
Derisa përveç asaj që është i gatshëm nga minuta e parë, Isak shtoi tutje se në këtë duel futën për fitore pas humbjes befasuese ndaj Greqisë 2:1.
“Kam stërvitur rregullisht me ekipin dhe jam mirë. U lëndova javë më parë por u rikuperova shpejt dhe jam i gatshëm për të luajtur kundër Kosovës. Nuk e kam problem të luajë nga minuta e parë nëse ma kërkon trajneri”.
“Nuk ishim aspak të lumtur. Në fakt, nuk luajtëm mirë muajin e shkuar, këtë muaj duhet të kemi paraqitje më të mira duke startuar nga ndeshja me Kosovën, të cilën duam ta fitojmë”, ka thënë Isak.