Isa Mustafa takohet me Fadil Vokrrin dhe Kujtim Shalën, u diskutuan këto tema

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot ka pasur një takim me kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin.

Në këtë takim kryeministri Mustafa, i ka ofruar përkrahjen e Qeverisë për futbollin e Kosovës, e sidomos në ndërtimin e stadiumeve.

Veç kësaj në takim ku ishte prezent edhe ministri i kulturës, rinisë dhe sportit, u diskutua edhe për ndeshjen e ardhshme që Kosova e zhvillon në futboll kundër Islandës.

Lexo postimin e plotë në Facebook nga Isa Mustafa:

Gjatë një takimi që pata sot me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ku ishte i pranishëm edhe ministri Kujtim Shala, theksova përkrahjen e Qeverisë për futbollin kosovar, veçmas në kompletimin e infrastrukturës dhe në ndërtimin e stadiumeve.

Shqyrtuam shumë aspekte ku, me përkushtim të përbashkët, mund të arrijmë rezultate konkrete.

Natyrisht, folëm edhe për përballjen e së premtes me Islandën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2018, që pritet me entuziazëm të madh nga “Dardanët” dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.