Irma Konjusha dhe Agnesa Robaj po marrin pjesë në “Samitin Evropian të Basketbollit të Grave të FIBA-s

Irma Konjusha dhe Agnesa Robaj janë duke marrë pjesë në projektin “Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme të trajnereve dhe gjyqtareve femra”, duke përfaqësuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për basketbollin e femrave.

Konjusha po merr pjesë si gjyqtare, ndërsa Robaj si trajnere.

FBK i kushton shumë rëndësi basketbollit të femrave dhe pikërisht me pjesëmarrjen në këtë event synon ngritjen e profesionalizimit te femrat.

FIBA ​​Europe në partneritet me Bashkimin Evropian dhe disa Federata Kombëtare Evropiane, është duke zhvilluar një projekt: “Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme të trajnereve dhe gjyqtareve femra”.

Bazuar në konceptin e shkëmbimit dhe lëvizshmërisë së të mësuarit, një grup trajneresh dhe gjyqtaresh femra u zgjodhën në vitin 2021 për të marrë pjesë në Programin e Mentorimit, i cili përfshinte një gamë të gjerë aktivitetesh gjatë gjithë vitit.

Programi i Mentorimit për trajnere dhe gjyqtare femra po mbahet në “Samitin Evropian të Basketbollit të Grave të FIBA-s”, që po organizohet në Postojna të Sllovenisë nga 5 deri më 9 korrik 2022.

Me këtë vendim, FlBA Europe synon të rrisë standardin e trajnereve dhe gjyqtareve femra të kualifikuara dhe të krijojë rrugë më të mira për to, për të fituar kualifikime dhe për të marrë mundësi punësimi në të ardhmen.

Në këtë program do të ligjërojnë instruktorët elitë të trajnerëve dhe gjyqtarë elitë të FIBA Europe.

Për shkak të disa kufizimeve të vazhdueshme të shkaktuara nga pandemia, Samiti organizohet pa pjesëmarrjen e lojtarëve të rinj. Fokusi do të jetë i vendosur në zhvillimin e trajnereve dhe gjyqtareve femra ndërkombëtare.

Skifterat po bëhen gati, udhëtim i madh dhe veshje speciale

Kreshik Bahtiri largohet nga Kukësi, por nuk i mungojnë ofertat nga Kosova dhe Shqipëria