Irina: Ja pse e lashë Ronaldon

Irina Shayk dhe Cristiano Ronaldo ishin çifti i ëndrrave në futboll dhe jashtë saj, por para pak kohësh janë ndarë dhe tashmë Irina tregon arsyen përse e braktisi yllin portugez.

“Cristiano Ronaldo më ka tradhtuar me dhjetra femra”, ka rrëfyer modelja ruse për të përditshmen britanike “The Sun”, ku ka treguar edhe mënyrën se si e zbuloi tradhtinë.

“Si çdo femër, kontrollova celularin e tij dhe zbulova mesazhe nga femra nga e gjithë bota. Nuk mund të vazhdoja më”, rrëfen Irina, që në këtë mënyrë hedh poshtë edhe zërat për ndarje me konsensus.

Gjithsesi, Irina e ka harruar shpejt Ronaldon, sepse është fotografuar kohët e fundit duke u puthur me aktorin e famshëm Bradley Cooper, raporton sportal.al.