Irina befason Ronaldon

Modelja ruse Irina Shayk, e cila ishte në lidhje me yllin portugez Cristiano Ronaldo, duket se e ka harruar tashmë.

Irina ka thënë se lidhja e saj e dështuar me Ronaldon, tani më i takon të kaluarës dhe ajo është duke menduar vetëm për të ardhmën.

“Ronaldo është tashmë një e kaluar e imja, dhe unë nuk preferoj të flas për të kaluarën time. Preferoj më shumë të flas rreth të ardhmës sime”, ka deklaruar bukruoshja ruse.