Inzaghi tregon a do të vazhdojë me Milanin

Philipo Inzaghit i vjen keq që skuadra e tij, Milani, nuk mori tri pikë të cilat i meritonte. Ata barazuan 2:2 me Veronan, e cila golin e barazimit e shënoi në minutën e pestë shtesë.

“Më vjen keq për mënyrën se si pësuam golin. Ne duhej të dilnim me kokën lart. Verona u mbrojtë shumë, dhe ne e patëm të vështirë”, tha ai duke shtuar: “Po të fitonim gjykimet ndaj nesh do të ishin ndryshe, pasi lojtarët dhanë maksimumin. Ne na mbetet të shkojmë përpara”.

Inzaghi pritet të shkarkohet, pasi ka pesë ndeshje pa fitore.