Inzaghi: Në Milan do të jem edhe 30 vjet

Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi, nuk ka frikë nga shkarkim përkundër humbjes së fundit nga Fiorentina.

Inzaghi deklaroi se po shpresojë të qëndrojë te Milani edhe për 30 vjet.

“A është vendosur fati im (pas humbjes nga Fiorentina)? Jo, unë shpresoj të punojë këtu edhe për 30 vjet. Milani është klubi im, shpresoj të qëndrojë këtu sa më shumë që të jetë e mundur”, u shpreh Inzaghi.

“Unë jam i qetë dhe e kam përgatitur mirë këtë takim. Kur ti e humb një ndeshje që e meriton ta fitosh, ti zemërohesh edhe më shumë”, shtoi tutje trajneri italian.