Inzaghi e ka ‘trenin’ e fundit

Drejtueseve të Milanit u ka humbur durimi. ‘Rossonerët‘ i kanë dhënë ultimatum trajnerit Filippo Inzaghi që ta fitoj ndeshjen e radhës ndaj Cesenas, në të kundërtën do të shkarkohet.

Ekipi nga ‘San Siro’, në vitin 2015, ka regjistruar një fitore dy barazime, derisa ka humbur katër ndeshje.

Shanset që Milanit që të luajnë në garat evropiane sezonin e ardhshëm thuajse janë shuar dhe mesa duket Silvio Berlusconi dhe Ardiano Galliani janë penduar që ia besuan skuadrën një trajneri pa përvojë si Inzaghit.