Investime të mëdha, por lojtarët dështuan ta fitojnë titullin, presidenti i Dritës paralajmëron fshesë në verë

Viti i tretë dhe Drita është nën kampion i Kosovës, duke mos arritur të fitojnë titullin përkundër se është skuadra që ka investuar shumë.

Janë afruar futbollistë me emër të madh, që kanë paga të larta e në fund kanë zero produktivitet.

Drita ka humbur përballjen me Ballkanin që ka fituar titullin e dytë në histori të klubit.

Duket se ky dështim pritet të ketë shumë ndryshime në verë në kampin gjilanas.

Njëri nga dy presidentët e Dritës, Valon Murseli ka paralajmëruar se do të ketë fshesë në verë.

Ai ka postuar një status ku shihen tre fshesa dhe tifozët e kanë përkrahur për ndryshime të mëdha në skuadër.

Mbetet të shihet se kush do të largohet nga klubi bardhekaltër, pasi numri i futbollistëve që kanë dëshpëruar me paraqitjet e tyre këtë edicion është shumë i madh. /Gazeta Olle/

Dukagjini merr tre pikë të radhës dhe blindon pozitën e katërt

Dy tituj për një vit e gjysmë në Kosovë, Daja flet për trofeun e fituar me Ballkanin