Investim i rëndësishëm, klubi i Kategorisë së Parë me fushë të re

Oriku në Kategorinë e Parë do të ketë kushte optimale sa i përket infrastrukturës. Falë mbështetjes financiare të Bashkisë së Vlorës, në bashkëpunim edhe me FSHF-në, ka nisur puna për ndërtimin e fushës së re të stadiumit.

Për skuadrën dhe tifozët ishte një ëndërr e bërë tashmë realitet, falë edhe këmbënguljes së administratorit Muharrem Jazaj.

Vitin e kaluar skuadra ka hasur shumë vështirësi nga situata tejet e vështirë e fushës, aq sa stërvitjet i zhvillonte brenda Pyllit të Sodës në Vlorë.

Makthi merr fund tashmë me nisjen e investimit. Sezonin e ri skuadra do të përgatitet në fushë të re, por edhe  ndeshjet zyrtare do të zhvillohen në kushtet më se normale./Panoramasport/

 

KB Bashkimi përforcohet me basketbollistin amerikan

SC Gjilani shënon fitoren e radhës në miqësore