Interi vazhdon me fitore, mposhtë me rezultat minimal Torinon

Interi ka marr një fitore të vështirë, por me vlera të mëdha, duke e mposhtur Torinon me rezultat 1-0.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët, ku Marko Pjaca i Torinos rrezikoi i pari, ndërsa nga Interi ishte Alessandro Bastoni që rrezikoi dy herë.

Goli erdhi në minutën e 30-të, kur Edin Dzeko gjen Denzel Dumfries që shënoi për 1-0.

Interi kishte edhe dy raste të tjera me Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu, por që nuk ishin të saktë.

Pjesa e dytë ishte më e qetë sa i përket rasteve ku Interi arriti ta ruajë epërsinë.

Me këtë fitore Interi mbetet lider me 46 pikë, ndërsa Torino është e 11-ta me 25 pikë.

Dardan Çaka gjyqtari më i mirë në Kosovë

Të gjitha çmimet që u ndanë në ceremoninë e FFK-së