Interi spektakolar, ia shënon dy gola të shpejtë Milanit

Ka filluar sfida gjysmëfinales e Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Interit në San Siro.

Kjo përballje mes gjigantëve italianë ka filluar me dominimin e zikaltëve që kanë shënuar dy herë.

Zhvillohej minuta e tetë, kur Edin Dzeko gjuajti bukur nga brenda zonës pas harkimit në zonë nga Hakan Calhanoglu, për të shënuar gol të bukur për 1-0.

Vetëm pas dy minutash erdhi edhe goli i dytë në këtë ndeshje.

Henrikh Mkhitaryan mori një top nga Federico Dimarco për të shënuar nga brenda zonës për 2-0.

Një nisje shumë e mirë e Interit, duke marr një epërsi të jashtëzakonshme që në start.

 

Momenti kur portieri Gjokaj u lëndua rëndë dhe mbeti pa vetëdije për disa çaste në fushë

Bëhet e ditur kur do ta mësoj Juventusi vendimin përfundimtar për pikët